Connect with us

Bota

“I dërgoj mesazhe çdo ditë Macronit”/ Scholz: Do punoj që qeveria franceze të mos…

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se ai komunikon me mesazhe çdo ditë me presidentin francez Emmanuel Macron duke i shprehur mbështetje dhe për të diskutuar popullaritetin dëshpërues të partisë së krahut të djathtë në Francë. RN me në krye Jordan Bardella mposhti bllokun qendror të Macron në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë gjatë fundjavës. RN, e udhëhequr më parë nga Marine Le Pen, fitoi 33% të votave, përpara Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë (NFP) me 28% dhe Ansamblit me 20%.

Scholz shtoi gjithashtu se ai do të punojë për të parandaluar që francezët, të cilët unë i dua dhe respektoj, dhe vendin që do të thotë kaq shumë për mua, të kenë një qeveri të udhëhequr nga një parti populiste e krahut të djathtë. Macron thirri zgjedhje të parakohshme parlamentare muajin e kaluar pasi RN fitoi 30 nga 81 vendet e Francës në Parlamentin Evropian. Megjithatë, raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare do të mbahet këtë fundjavë dhe partia e djathtë mund të mos dalë me një shumicë absolute.

Advertisement