Connect with us

Politike

“Shenja bojkoti nga opozita në Himarë”/ Nazarko zbulon lëvizjen e Belerit në Strasburg

Analisti Mentor Nazarko tha se opozita po shfaq shenjat e bojkotit të zgjedhjeve në Himarë.

Në një intervistë televizive analisti u shpreh se Greqia do të donte që ta problematizonte situatën në Himarë “Himarë nëpërmjet një bojkoti që do të ishte një sfidë e fortë edhe për shtetin shqiptar.”
“Ky është një ndryshim cilësor në sjelljen e vetë Belerit. Në deklaratat e tij publike në KQZ, shprehu kënaqësinë që ata e dëgjuan dhe nuk kishte asnjë pozicionim të këtij lloji.

E vetmja deklaratë e tij që ndërlidhet me këtë reagim juridik është fakti qe e konsideronte shpalljen e zgjedhjeve në periudhën e sezonit veror si të parakohshëm.

Do të preferonte një kohë që do të ishte pas këtij sezoni. Beleri përfaqëson politikisht dhe elektoralisht shumë më shumë sesa Dule. Mendoj që nga kjo deklaratë dhe preferencë e tij për një periudhë apo datë votimi diku nga shtatori dhe jo për ndonjë kundërshti legale kemi arritur në këtë pozicion. Kjo padi mendoj se është bërë me ndihmën e PD, e cila në momentin e parë, pasi presidenti shpalli zgjedhjet, i vënë në lëvizje nga shkresa e kryeministrisë pas vendimit të KQZ, atëherë PD reshtroi një sërë argumentash legalë që jaën pjesë e padisë së Belerit.

Nga bashkimi i kësaj ndërmarrje juridike të PD, që është duke theksuar se edhe në këtë zgjedhje do të jetë aleate me PDBNJ, kemi këtë padi. Ajo që shoh pas kësaj padie, që ishte e fortë dhe atakonte një pjesë të institucioneve të shtetit shqiptar, shoh rrezikun e një bojkoti sepse duket që qoftë në fjalët e Belerit apo qëndrimet e PD, duket frika që zhvillimi kaq i shpejtë i zgjedhjeve në Himarë, nisur edhe historiku elektoral i asaj zone, e favorizon të majtën.

Në këto rrethana, mendoj se Greqia që qëndron pas Belerit paturpësisht apo publikisht, do të dëshironte që ta problematizonte situatën në Himarë nëpërmjet një bojkoti që do të ishte një sfidë e fortë edhe për shtetin shqiptar.”, tha Nazarko.

Advertisement