Connect with us

Aktualitet

“Protesta, për çështje personale të Berishës dhe Metës”/ Çupi ‘shpërthen’ ashpër: Karshillëk që politika iu bën qytetarëve…

Analisti Frrok Çupi thotë se protesta e thirrur nga opozita mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet bëhet për çështje personale të Sali Berishës. Në një intervistë për një emision televiziv analisti shtoi se Berisha, me këtë protestë, synon që të përcjellë mesazhe se partia është e tij.

“Janë dy tre ngjarje që pritet të punohet mbi liderët e opozitës. Berisha nën hetim pasuror, e dyta po Berisha nën hetim për 21 Janarin dhe e treta, pritet që Meta të vihet në hetim. Këto janë tre ngjarjet për të cilat ngrihet kjo zhurmë e madhe, për të protestuar në Tiranë. E gjithë protesta është një çështje shumë personale dhe privat edhe nuk ka asnjë slogan. Nuk ka as qëllim, as impakt te qytetarët, asnjë temë. Kjo është e tëra, të vijmë në Tiranë për të treguar se Berisha dhe Meta në kuptimin politik. Në një farë mënyre është një karshillëk që iu bëhet qytetarëve për arsye se ata presin tjetër gjë, ndëshkim për korrupsionin, për veprat e kryera.

Kjo protestë dëshmon disa gjëra të tjera. Ka një dobi për opozitën por edhe për maxhorancën. Dobia e opozitës është se Berisha tenton për të kontrolluar partinë. I thotë partisë se jam këtu. Del me idenë se lironi Berishën dhe vetëheroizohet dhe njerëzit që ka rreth, që i shkojnë në mitingje janë këta që e besojnë heroizimin dhe nuk e duan të vërtetën. E dyta, ka qëllimin tjetër që brenda për brenda partisë të mund të lëshojë mesazhe që më në fund partia është e tij dhe mund ta delegojë te kujtdo, te fëmijët etj. Ndërsa maxhoranca është padashur, është si të thuash, rri nën pemë dhe mban thesin duke pritur frutat. Një nga frutat më të rëndësishëm të maxhorancës.. shikoni se si kanë ndodhur ngjarjet. Berisha ka marrë logon dhe vulën dhe kjo tenton të ketë në “ceremoni”, por nuk është vetëm kaq

Kjo është një dobi e maxhorancës sepse i kërkohet zhvillim demokratik në parlament dhe opozitë. Ne vëzhgohemi nga perëndimi se sa aktiv është opozita dhe perëndimi e din fare mirë se çfarë bën. Përderisa Basha mbeti i fshehur për një kohë të gjatë, vetë maxhorancën e futi në siklet. Kështu që në këtë rast maxhoranca e mirëpret këtë gjë. Ana tjetër është se maxhoranca është e sigurt që do të ketë akte vandaliste dhe ka krijuar një rrjet të tërë proteksioni me polic, rrugë të ndaluara…por fakti që e mbron kaq shumë dhe mbase Berisha tenton që të bëjë akte vandale me militantët, përsëri këto shkojnë në një farë mënyrë në favor të asaj që Shqipëria vihet në fokus se një opozitë anti amerikane është turbulluese dhe prishëse e stabilitetit në rajon. Këta janë kredite në sensin politiko-ushtarak për maxhorancën.”, tha analisti.

Advertisement