Connect with us

Kosova

NA MORI LUMI pa Amerikën, Gjuriç kërkon SHBA për të dalë nga spiralja e luftës me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, ka kërkuar që zgjidhja e çështjes së Kosovës të ndodhë përmes një dialogu në nivel të lartë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi nevojë për një dialog në nivelin më të lartë politik me SHBA-në, jo vetëm për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë, ky bashkëpunim na duhet edhe për të zgjidhur çështje për të cilat nuk pajtohemi, siç është çështja e Kosovës. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet në mënyrë pozitive pa angazhimin aktiv të nivelit më të lartë politik në SHBA”- ka potencuar Gjuriç.

Takimi i nivelit të lartë të dialogut i 26 qershorit përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kurti parashtroi tri kërkesa të cilat duhen plotësuar për vazhdimin e procesit të normalizimit.

Formalizimi i Marrëveshjes Bazë, tërheqja e letrës zyrtare të ish-kryeministres së Serbisë dorëzuar Bashkimit Evropian dhe dorëzimi i Milan Radojiçiç dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet kosovare, ishin tri kushtet e Kurtit.

Edhe takimi i nivelit të kryenegociatërove përfundoi pa ndonjë rezultat konkretë.

Kosova dhe Serbia gjatë vitit 2023 u dakorduan për Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj, por që nga ajo kohë deri më sot ujdia s’u zbatua në terren.

Advertisement