Connect with us

Kosova

Rusia ME USHTRI në veri, errësohet qielli i Kosovës nga telashet e reja  

Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark tha se “Vuçic dëshiron të pushtojë të paktën pjesën veriore të Kosovës, dhe ndoshta më shumë, të ndaje Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe të krijojë një Serbi të Madhe”.

Nëse lëkundemi në Ukrainë, theksoi ai, telashet do të kthehet drejt e në Ballkan.

Clark tha se “Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan” dhe “Serbia u shërben interesave ruse”.

“Vuçic është i zgjuar. Ai e prezanton veten duke luajtur të dyja palët, por kur të vijë koha, ai do të bëjë atë që Putini kërkon prej tij – pohoi gjenerali Clark.

Bashkëbiseduesit e medias serbe Danas kanë pikëpamje të ngjashme për lëvizjet gjeopolitike të bëra nga Vuçic.

“Ish-komandanti i aleancës së NATO-s i njeh mirë lëvizjet gjeopolitike në Evropë, ndaj nuk duhet të anashkalohen analizat e tij që janë plotësuese me atë që Aleksandar Vuçic bën vazhdimisht në terren. Është e qartë se Vuçic duhet të justifikojë humbjen në Kosovë para miliona serbëve. E vërteta është se kapitullimi i plotë i Vuçiqit në lidhje me Kosovën është i afërt” – tha për Danas, Admir Lisica, doktorant në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë.

Sipas një epilogu kaq të pafavorshëm, shton ai, të gjitha kartat hidhen drejt Republika Srpska ne Bosnje Hercegovine, të cilën Moska do të donte shumë ta shihte si bazën e saj të re evropiane për zbatimin e interesave të Kremlinit.

“Vetëm një Serbi agresive mund t’ua mundësojë këtë gjë, nëse vendosin të mbështesin secesionizmin e Dodikut. Zëvendësimi i Kosovës me entitetin e RS do t’i shkonte plotësisht Vuçiqit. Dhe nëse kësaj i shtojmë formimin e asociacionit në Kosovë, për të cilën Kurti dhe Vuçic nuk mund të bien dakord, do të thotë se ëndrra e një Serbie të madhe, e cila tani është modifikuar në idenë e një bote serbe, bëhet realitet. Serbia tani është një problem sigurie jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian dhe diplomatët perëndimorë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Mbi të gjitha e kam fjalën për ambasadorin amerikan në Beograd.

Nëse lejohet të zbatohet plotësisht parimi i “Asamblesë Gjithëserbe”, do të jetë e vështirë të ruhet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe po të kemi parasysh se elitat politike në pushtet në Beograd përdorin me shumë mjeshtëri nënshtrimin e Miloradit Dodik, shërbëtor rus në këtë pjesë të Evropës, atëherë na pret një periudhë e turbullt” – potencoi Admir Lisica

Advertisement