Connect with us

Sport

Leo Messi po shijon pushimet e tij në një jaht në Miami, teksa ka veshur… një këpucë mbrojtëse

Pas fitimit të Copa America për herë të dytë radhazi me Argjentinën, Lionel Messi  ndodhet me pushime në Miami me Antonela Roccuzzo, Luis Suarez dhe gruan e tij dhe miq të tjerë, përpara se të kthehet në qendrën stërvitore të Inter Miami.

Megjithatë, siç duket në një postim të bashkëshortes së tij në rrjetet sociale, argjentinasi ka veshur këpucë mbrojtëse, pasi është dëmtuar në ndeshjen vendimtare të turneut dhe nuk dihet rikthimi i tij në fushë.

Argjentinasi është i dëmtuar dhe mund të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Inter Miami.

Megjithatë, ky dëmtim në kaviljen e djathtë nuk po e pengon sulmuesin 36-vjeçar të shijojë kohën e pushimit, i cili për momentin është në një jaht.

FOTO/ Leo Messi po shijon pushimet e tij në një jaht në Miami,

 

 

Advertisement