Kronike
EMRAT/ Babai plagos me çifte djalin, si agravoi sherri në familje
Babai plagos me çifte të birin, duke e lënë të plagosur. Mësohet se babai Agim Shkullaku ka plagosur të birin, Përparim Shkullakun.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.