Connect with us

Pinknews

Moderatorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e trishtë familjare

Moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, ka treguar historinë e trishtë të familjes së saj. Ajo është rritur me prindër të divorcuar.

“Duke e përjetuar në kurrizin tim këtë gjë di që ka patur sfida shumë të mëdha dhe jo vetëm në atë moshën e fëmijërisë kur ka ndodhur divorci i prindërve. Por mendoj që problematika dhe sfida më e madhe është kur rritesh, i gjithë ky procesi i të punuarit me veten tënde, disa gjëra posttraumatike që ty të shfaqen në një moshë tjetër më të madhe, kërkojnë realisht shumë durim. Shumë dhembshuri, shumë mëshirë dhe shumë dashuri për veten por edhe për prindërit.

Dhe meqenëse jemi në këtë pyetjen e prindërve të divorcuar mendoj që edhe për prindërit është element kryesor që të bëjnë kujdes me fëmijët, me inatet, me mllefet që donin t’ia nxirrnin ndoshta njëri-tjetrit por të vetmit të dëmtuar më këtë pjesë janë fëmijët.

Lërini fëmijët jo vetëm të jenë fëmijë, ndoshta realiteti do t’i rrisë edhe para kohe, por mos i furnizoni kurrë me një karburant që është shumë i keq për ta edhe do t’i dëmtoni gjithë jetën siç është inati edhe vreri për njërin prind apo për tjetrin. Ka të mira pafund sesa të kesh sherre në shtëpi më mirë të ndarë edhe rriteni më të shëndetshëm”, tregoi ajo për revistën Bordo.

Moderatorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e trishtë

Advertisement