Connect with us

Aktualitet

Rikthehet ferri i nxehtë i Dantes/ Duke nisur nga e hëna temperaturat rriten ndjeshëm

Rikthehet ferri i nxehtë: Duke nisur nga e hëna temperaturat rriten

Duket se ditët e nxehta me temperatura që i kalojnë 40 gradët, ende nuk janë përfunduar. E ftuar në A2 meteorologia Tanja Porja tha se vala e te nxehtit nis sërish duke nisur nga dita e hënë dhe do të qëndrojë edhe ditët e para të muajit gusht.

“Që nga kjo e premte kemi një rritje të lehtë termike, e cila do të vazhdojë graduale më pak se një gradë deri të dielën. Pas të dielës, ne presim të fillojë sërish tendenca rritëse e vlerave termike në të gjithë vendin.

Këtë të premte, maksimumi i temperaturave do të jetë 35-36 gradë celsius. Nga dita e hënë dhe në vijim, ditët e fundit të korrikut dhe fillimi i gushtit, pritet që të kemi sërish temperatura 39 apo 40 gradë celsius, por jo në një shtrirje masive të territorit, por vetëm në zona të izoluara dhe në ditë sporadike, jo pa shkëputje”, u shpreh Tanja Porja.

Advertisement