Connect with us

Bota

A mund ta parandalojë Biden konfliktin në Lindjen e Mesme?

Tensionet po rriten sërsh në Lindjen e Mesme, pas vrasjes ndaj zyrtarëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit.

“Ashtu si në të kaluarën, Irani ka të ngjarë të hakmerret drejtpërdrejt kundër Izraelit. Kjo nuk është e mirë për sigurinë rajonale, ndërkohë që i jep kryeministrit të Izraelit përshkallëzimin e luftës që ai po kërkonte,” tha Mehran Kamrava, profesor në degën e Universitetit Georgetoën në Katar.

Vëmendja e opinionit publik ndërkombëtar do të shpërqendrohet më tej nga spastrimi etnik të cilit i nënshtrohen palestinezët.

“Irani ka deklaruar si politikë se do të kundërpërgjigjet kur Izraeli të sulmojë brenda territorit të tij.

Nga këndvështrimi i Teheranit, ky sulm nuk mund të mbetet pa përgjigje”, shpjegon Kamrava. Kohëve të fundit, regjimi iranian thjesht kërkonte t’i dërgonte mesazhe strategjike Izraelit dhe aleatëve të tij, duke paralajmëruar ditë më parë se një sulm ishte i pashmangshëm.

Administrata Biden deri më tani ka arritur të parandalojë shpërthimin e një lufte më të gjerë rajonale.

A mund ta bëjë ai tani, me tensionet në Lindjen e Mesme që vazhdojnë të rriten dhe kundërshtarët e mundshëm në fushën e betejës duke e ditur se kanë të bëjnë me një president amerikan që i kanë mbetur shumë pak muaj në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti i Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale dhe ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Daalder, theksoi se ndikimi i Bidenit në zhvillimet në Lindjen e Mesme “mbetet i njëjtë pavarësisht vendimit të tij për t’u tërhequr nga zgjedhjet”. Në fakt, thotë ai, “tashmë do të ketë më shumë kohë për kontakte me aktorët kryesorë në rajonin e gjerë, personalisht ose me bisedë telefonike, sepse nuk ka më kërkesat konkurruese të fushatës zgjedhore”.

Kjo, megjithatë, “nuk do të thotë se ka fuqinë për të parandaluar një përshkallëzim rajonal,” vazhdon Dahlder.

“Kjo është në duart e lojtarëve rajonalë, mbi të gjitha Izraelit dhe Iranit. Dhe provokimet që kemi parë, si vrasja e liderit të Hamasit në Teheran, parashikojnë zhvillime të pakëndshme. Rreziku që situata të dalë jashtë kontrollit tani është shumë i madh”.

Biden do të vazhdojë të përpiqet të parandalojë përshkallëzimin e pakontrolluar, përfundon ish-ambasadori amerikan në NATO, “por nuk ka asnjë garanci se ai do të ketë sukses”.

Duke shkruar në Financial Times të enjten, Kim Ghatas, bashkëpunëtor i shquar në Institutin e Politikës Globale të Kolumbisë, theksoi se ka ardhur koha për ultimatumin e Biden ndaj Benjamin Netanyahut.

“Nëse Netanyahu dëshiron një rrugë për t’i dhënë fund armiqësive, ai me siguri e ka atë.

“Pyetja që na shqetëson që nga 8 tetori është: a e dëshiron ai?

Advertisement