Connect with us

Aktualitet

HEC-i në Thirrë/ Banori: Krim, po punohet me urdhër të atyre që i mbrojnë nga Tirana

Banorët e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë në Mirditë, kanë bllokuar këtë të martë mjetet e rënda që kryejnë punimet për ndërtimin e hidrocentralit.

Banori dhe aktivisti Besnik Paci thotë se kemi të bëjmë me shkelje të rënda ligjore, dhe nuk po respektohet vendimi i Zyrës Përmbarimore. Banori thotë se vepra kriminale po përkrahet nga zyrtarë të korruptuar institucionesh, ndërsa sipas tij të implikuar janë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit.

Ne sot pasi morëm informacion që vazhdojnë punimet e paligjshme, kemi dalë në terren dhe kemi bërë denoncime. Pritëm ca kohë dhe nuk erdhi askush nga institucionet shtetërore. Na telefonuan të paraqitemi në Komisariatin e Mirditës. Shkuam me disa banorë dhe kërkonin pse kemi dalë. Ne e sqaruam që kemi një vendim nga Zyra Përmbarimore, por me sa duket nuk duan ta njohin fare. Ne i thamë ju si polici na jepni një shkresë që punimet janë të ligjshme. Ne kemi një problem me organet shtetërore, pasi mendojmë që po bëjnë një shkelje të rëndë ligjore. Ata i ikin pjesës së procesverbalit, sepse e dimë që ne nesër do shkojmë në prokurori. Me eskavator punohet me urdhër të atyre që i mbrojnë nga Tirana, nga Lezha. Eksavatori që u bllokua në datën 1, dhe akoma pa shkuar në Rrëshen ai mori urdhër që të marrë çelësat mbrapsht. Manovratorin e kanë lënë që të ruajë eskavatorin. Avokatët na kanë thënë që është krim i rëndë. Policia duhet ta bllokojë me patjetër. Na kanë thënë që çështja është në prokurori. Prokuroria është pushim deri në shtator. Kjo është një vepër kriminale e përkrahur nga zyrtarë të korruptuar të institucioneve shtetërore që kanë marrë një grusht me para. Deri në zyrtarë të lartë në Policinë e Shtetit. Nga momenti që janë falsifikuar firmat e banorëve. Ne kemi një vendim nga Zyra Përmbarimore, ata thonë kemi një vendim gjykate, por vendimi i Zyrës Përmbarimore është në fuqi, i gjykatës s’është i formës së prerë. IKMT s’vjen aty sepse e di shkeljen që po bëjnë ata. HEC-i po ndërtohet pa dokumentacion tekniko-ligjor, plus që është zonë e mbrojtur, plus që janë falsifikuar firmat e banorëve” – u shpreh Besnik Paci.

Advertisement