✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Sherr për një vend parkimi në Durrës, plagoset me thikë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes disa personave.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një vend parkimi.

Si pasojë e konfliktit, ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Ardit Gjoka, i cili ka marrë dy goditje me thikë në shpatull. Bëhet me dije se, i riu është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Shkaku i përplasjes mbetet ende në fazën e dyshimeve, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.

Advertisement