Connect with us

Kronike

20 mijë euro dhe do rrish i qetë/ Ja si u zbulua nga SPAK shefi i policisë së Durrësit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Durrësit në bashkëpunim me SPAK, ka vënë në pranga Gazmir Preçin, shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ky i fundit dyshohet se duket përdorur detyrën, dhe i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se Preçi fillimisht organizoi disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Advertisement