Aktualitet
Tentoi të rrëmbente dhe përdhunonte 2 vajza të mitura, kush është i riu shqiptar që rrezikon burg përjetë në SHBA
Një 23-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm në Michigan, nën akuzë se ka tentuar të rrëmbejë dhe të përdhunojë dy vajza të mitura.
Mediat vendase bëjnë me dije ai është identifikuar si Endi Bala, dhe se ka tentuar që të rrëmbejë një vajzë 7-vjeçare, teksa më herët kishte tentuar të rrëmbente dhe përdhunonte një 15-vjeçare, por ra në prangat e policisë.
Prokurori i çështjes, Mark Laës, kërkoi një garanci prej 5 milionë dollarësh, por avokati i Balës tha se kjo do të ishte e tepërt dhe e papërballueshme pasi ai tashmë kishte një detyrim prej 2 milionë dollarësh në Clinton Toënship.
Laës tha se dyshonte se Bala mund të largohej nga SHBA, pasi ai kishte udhëtuar në Shqipëri tre herë në gjashtë viteve të fundit, duke e lënë kështu në arrest me burg.