Connect with us

Kronike

VIDEO/ Zbuloi tradhtinë, momenti kur polici qëllon me armë të dashurin e gruas

Në videon më poshtë shihen pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin kur 45-vjeçari Lorenc Kosta po ecën në këmbë në trotuar. Përballë tij vjen polici Erjon Goxhara, i cili e qëllon disa herë.

Më pas Goxhara largohet me shpejtësi. 45-vjeçari mbetet i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarë të rastit.

Kosta ndodhet ende në spital, ndërsa efektivi është ende në kërkim.

Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacione që mund të çojë në kapjen e autorit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një lidhje jashtëmartesore që Kosta kishte me gruan e efektivit.

Advertisement