Connect with us

Kosova

Xhongleri mashtrues dhe topat që kanë filluar ti bien në kokë Vuçiçit

A ndihet rehat presidenti serb Aleksander Vuçiç, duke u ulur në dy karrige, mes Lindjes dhe Perendimit. Teksa pas agresionit rus kundër Ukrainës, shumë parashikuan se ai do të duhej të merrte një vendim, tani duket se ai pavaresisht gjithckaje, ka mbështetje të fortë nga Perëndimi nga njëra anë dhe Rusia dhe Kina nga ana tjetër.

Sipas analistit politik Srđan Cvijić jo gjithcka që duket, është…

“Megjithatë, kur ulesh në disa karrige dhe kur është e qartë se po e bën për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, atëherë askush nuk të beson më. Politika e jashtme e Vuçiqit të kujton një xhongler, i cili në fillim bën xhonglim me dy topa. Pastaj behet me e lehte, vazhdon tre, pastaj me  katër e keshtu me rradhe. Por pas protestave të fundit kunder litiumit, ka shumë mundesi qe disa nga ato topa fillojnë të bien dhe t’i godasin kokën” – deklaroi Srđan Cvijić.

Sipas tij, ‘Regjimi në Serbi duket si i fortë sepse ka mbështetjen perëndimore, ruse dhe kineze, por në fakt është i dobët sepse kurorëzohet vetem me mbështetjen e brendshme. Këto protesta e trembin shumë regjimin dhe për këtë ka nisur një represion i hapur. Vuçiq po bën gjithçka, deri te arrestimet,  për të frikësuar njerëzit dhe për të shtypur gradualisht protestat. Reagimi i qeverisë tregoi se regjimi nuk do të ndalet para asgjëje për të qëndruar në pushtet. Dhe nuk do të habitesha nëse tani ka filluar nje fushate e eger kundër organizatave joqeveritare, si një prelud i miratimit të ndonje ligji për agjentët e huaj si ai që ekziston në Rusi”.

Advertisement