Connect with us

Pinknews

‘Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin’/ Noizy i reagon Osman Azemit

Reperi i njohur shqiptar Noizy ka reaguar ashpër ndaj aktorit të humorit Osman Azemi, pas deklaratave të tij të fundit që kanë shkaktuar debat në opinionin publik.

Azemi kishte thënë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë

Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Noizy, i cili është një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në industrinë muzikore shqiptare. Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Noizy ju drejtua Osman Azemit me fjalë të forta, duke e akuzuar për përçarje dhe provokim.

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme deklaratave të aktorit.

Në mbishkrimin e videos, Noizy vazhdoi me kritikat e tij, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.” Ky reagim tregon qartë se Noizy nuk pajtohet me qëndrimin e Osman Azemit dhe e konsideron atë të papranueshëm.

Ky debat ka nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke brenda komunitetit shqiptar dhe ka treguar se figura të njohura si Noizy janë të gatshme të flasin hapur kur ndihen se vlerat dhe uniteti janë të rrezikuara.

Advertisement