✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Tragjedi në pallatin pesëkatësh/ Policia me njoftim zyrtar: 10 banorë të asfiksuar

Një shpërthim i fuqishëm në një apartament në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit ka shkaktuar dëme të rënda në një pallat, ndërsa një 82-vjeçare ka humbur jetën dhe 10 banorë të tjerë janë dëmtuar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 14:45 ka rënë zjarr në banesën e një shtetasi me inicialet H. I., në katin e tretë të pallatit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga grupi hetimor.

Nga shpërthimi janë shembur mure të apartamentit dhe janë dëmtuar shkallët e ndërtesës. Viktima, një grua 82-vjeçare me inicialet H. B., banonte në të njëjtin pallat. Ndërkohë, 10 banorët e tjerë të dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes është kryer evakuimi i të gjithë godinës. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e banorëve, ndërsa në ndihmë të ekipeve vendase kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Advertisement