Connect with us

Aktualitet

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

Është përfshirë sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë. Sipas raportimeve disa persona i kanë vënë serish flakën landfillit në Shërisht të Vlorës.

Kjo është hera e dytë brenda disa javëve që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, ndërsa zjarri i parë ishte aktiv për disa ditë rresht duke shkaktuar ndotje të lartë në zonë.

Edhe pse shpesh herë është thënë që do të merren masa, autoritetet ende nuk kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për zjarrvënie të qëllimshme në këtë zonë.

Advertisement