Connect with us

Politike

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Demokrati akuza ndaj Ramës: Rast madhor korrupsioni

Anëtari i kryesisë së PD, Enno Bozdo ka deklaruar se ajo se çfarë po ndodh me rrugën Thumanë-Kashar është e frikshme, për mënyrën se si ka operuar qeveria për ndërtimin e kësaj autostrade dhe ‘eleminimin’ e aksesit për banorët.
Sipas Bozdos, rruga bllokohet me qëllim nga qeveria, pasi ka dyshime për një rast madhor korrupsioni, ashtu sikurse izolimi i banorëve të veriut dhe shpopullimin e tij.

Bozdo ndër të tjera tha se qeveria dhe ministria përkatëse e linjës nuk ka bërë transparencë me rrugën, ndërsa shton se në asnjë vend evropian qeveritë nuk vendosin mundësi detyruese për qytetarët e tyre, por japin alternative zgjedhjeje.
“Në 11 vite kemsi pasur të kalojmë nga një skandal në tjetër, dhe nga aferat korruptive. Janë përmasa shumë të vogla me atë se çfarë po ndodh tani. Këto nuk ndodhin as në vendet e botës së 4, janë të frikshme. Do detyrohen të mbyllin bizneset, dhe të ulin qepenat. Hyrje-daljet, rruga bllokohet me qëllim. S’e bllokon koncensionari me kokën e tij, bllokohet me qëllim nga qeveria.

Kërkojnë të izolojnë veriun, ose kemi të bëjmë me një rast madhor korrupsioni.
Ky problem zgjidhej brenda 1 orë nëse e ka problemin koncensionari, është dëm imadh publik dhe i kërkohej koncensionarit për ta ndryshuar. Dyshoj se është kjo gjë. Eshtë e gjitha në varësi të ministrisë përkatse, këtu po bëhen disa muaj, është çështje e nxehtë dhe e tmerrshme. Skandale të tilla, që qeveria thotë e ka koncensionari, kjo është e tmerrshme.

Me privatët s’do jem, qeveria është jo transparente me këto që ka bërë. Studimi i fizibilitetit ekonomik, zemra e koncensionit. Lërë ç’thotë ministrja, është ndërtuar me paratë tona, do paguajmë për 30 vite, edhe fëmijët tanë.
Fakti që ata janë bllokuar është çmenduaria më e madhe. Këtu historia fut ujë, Në asnjë vend të BE, s’ka mundësi detyruese për të paguar. S’ka vetëm një zgjidhje, ka disa zgjedhje. Ky është vizioni i 2030-ës i qeverisë“, tha Bozdo në një intervistë televizive.

Advertisement