Kronike
Dalin FOTOT e të plagosurve brenda spitalit/ U qëlluan 7 herë me armë zjarri gjatë atentatit në “Don Bosko”
Janë publikuar fotot e dy personave ( Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç) që mbetën të plagosur gjatë atentatit mesditën e sotme në “Don Bosko”.
Sipas informacioneve shënjestër dyshohet të jete Kastriot Elezi i cili mori një plumb në gjoks-shpatull, ndërsa 22 vjeçari Metushi u qëllua në këmbë. Metushi ishte pjesë e një atentati, ku u qëlluan me armë me silenciator nga persona të paidentifikuar ende në një lokal lagjeje në Don Bosko.
Makina Volkswagen Golf 5 që është përdorur nga autorët e ngjarjes në “Don Bosko”, është gjetur nga Policia duke u djegur në zonën e Qerekës. Autori, që mendohet se është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka dalë nga Tirana.
Sipas dëshmitarëve, ky shtetas ka qenë i maskuar dhe me kapele në kokë. Ai është futur në lokalin ku qëndronte Kastriot Elezi dhe e ka qëlluar me plumb në kraharor.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i cili mbërriti menjëherë në vendngjarja, tha për mediat se autorët e këtij krimi kanë qenë 3 dhe se po hetohet për didentifikimin dhe kapjen e tyre.
- Kush ishte objektivi i atentatit, Kastriot Elezaj i dënuar për prostitucion në Itali
Kastriot Elezaj, 45-vjeç ka mbetur i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri. 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Kastiot Elezaj rezulton me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. 45-vjeçari është arrestuar pak kohë më parë me qëllim ekstradimin e tij dhe pasi ka kryer dënimin është kthyer në vendin tonë.