Sport
Kërcënuan Armand Dukën/ Del FOTO nga momenti kur 7 personat i shkuan poshtë banesës
Pamjet nga momenti ku Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani shkuan në banesën e Armand Dukës janë publikuar. Siç shihet edhe nga fotoja, shtatë persona mes tyre edhe kreu i klub “Iliria”, Nazmi Selmani, qëndrojnë së bashku jashtë banesës në pritje.
Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën “arrest ne burg” për presidentin e klubit “Iliria” të qytetit të Fushë-Krujës dhe për nipin e tij, Petrit Selmani. Ndërkohë mësohet se është caktuar masa “detyrim paraqitjeje” për dy futbollistët e klubit “Iliria”, Santiago dhe Brajan Selmai, dhe për një person tjetër të arrestuar të shtunën.
Të pestë personat u vunë në pranga në fundjavë pas pretendimit dhe denoncimit nga kreu i FSHF-së, Armando Duka se kishte marrë nga ta mesazh “kërcënues” dhe më pas i ishin afruar pranë ambienteve të banesës së tij.