Connect with us

Bota

Arrestohet Greta Thunberg në një protestë studentore kundër luftës në Gaza

Policia daneze arrestoi aktivisten suedeze Greta Thunberg në protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza në Universitetin e Kopenhagës.

Thunberg ndau një video të marrë jashtë ndërtesës së universitetit në llogarinë e saj në Instagram dhe shtoi se policia po shpërndante protestuesit.

Unë dhe studentët jemi në ndërtesën e administratës së Universitetit të Kopenhagës,” tha ajo.

 

Grupi ‘Studentët kundër okupimit’ njoftoi se nuk do të largohet nga ndërtesa derisa Universiteti i Kopenhagës të përfundojë bashkëpunimin me institucionet arsimore izraelite.

Siç ka thënë nga vendi i ngjarjes gazetari i Ekstra Bladet, përveç Thunberg-ut, policia ka arrestuar edhe disa demonstrues të tjerë.

Advertisement