Connect with us

Kosova

Vuçic mbi biçikletë, bën xhonglerin me Perëndimin/ Ish-ambasadori amerikan në NATO tregon të pathëna

 “Ne vazhdimisht themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia dhe presidenti Aleksander Vuçic është shumë i lumtur të pretendojë se edhe ai e dëshiron atë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë ​​dhe keshtu po luan me të dyja palët” – tha për Radion Evropa e Lirë Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO dhe i dërguar i posaçëm për Ukrainën.

“Kjo është ajo që SHBA-ja dhe Franca thonë se është politika e tyre – ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por më pas, që kjo te bëhet duke fuqizuar personi që ruan marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë. Por nën dirigjimin e Vuçiq, ne pamë forcimin e nacionalizmit serb, përpjekjet për të minuar Malin e Zi, për të mbështetur Milorad Dodik dhe për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën”- vlerësoi Volker

Ai u shpreh se Perëndimi po përfshihet shumë me presidentin serb teksa ngadalë po humbet Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ekziston një thënie në SHBA që thote se shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë tanë sesa për miqtë tanë. Vuçiq nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të sesa për të promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor” – theksoi Volker, I cili beson se Vuçiq do të vazhdojë politikën e tij pafundësisht

“Mendoj se Vuçic nuk e ka në mendje ndonjë pikë përfundimtare. Për dikë në pozicionin e tij, është si të ngasësh një biçikletë, ai duhet të vazhdojë kështu përgjithmonë, duke xhongluar me të gjitha topat. Dhe ky është një synim më vete, vetëm për të qenë në pushtet” –  theksoi Volker.

 

Advertisement