Bota
Turbulenca gjatë fluturimit, gjashtë të plagosur në “Turkish Airlines”
Të paktën gjashtë pasagjerë mbetën të plagosur, si pasojë e turbulencave në një avion të kompanisë “Turkish Airlines”. Kompania bëri me dije se mes të plagosurve nga ky incident janë 4 pasagjerë dhe 2 stjuardesa.
Fluturimi Stamboll-Taipei dhe numër TK-24 u përball me turbulenca 2 orë para uljes në aeroportin e Taipeit.
Në avion ndodheshin 214 pasagjerë.
Këshilltari për shtyp i “Turkish Airlines”, Yahya Üstün shtoi se avioni u ul në Taipei pa asnjë problem, teksa pasagjerët u dërguan në spital për kontrolle.