Kronike
Aksident i shumëfishtë tek “Ura e Selitës”, zbardhen detajet e para
Mbrëmjen e kësaj të hëne mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën tek “Ura e Selitës”, në Tiranë.
Dyshohet se aksidenti i shumfishtë ka ndodhur për shkak të lagështisë dhe shpejtësisë, duke humbur kështu kontrollin.
Për fat të mirë nuk raportohen të plagosur ose viktima.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku është krijuar trafik si pasojë e aksidentit.