Connect with us

Kosova

Paralajmërimi “72 orësh” i Vuçiçit, Ramabaja kërkon veprime urgjente

Analisti politik, profesor Sadri Ramabaja ka thënë se shqiptarët duhet urgjentisht të miratojnë konceptin politik për një “Federatë Shqiptare”, si përgjigje ndaj kërcënimit të presidentit të Serbisë për marrjen e masave ndaj, siç e quan ai, “sulmin brutal” kundër serbëve në veri të Kosovës.

Komentatori politik dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se përgjigja urgjente e Kosovës duhet të jetë një platformë për bashkim me Shqipërinë.

“Aleksander Vuçiqi, kërcënon publikisht se brenda 72 orëve do të bëjë publike masat që do të marrë Serbia për gjoja mbrojtjen e serbëve etnik në Kosovë, duke mos përjashtuar as marshin e ushtrisë!”- ka shkruar Ramabaja, në një reagim.

Sipas tij, “Përgjegjia më e mirë dhe më e duhura, urgjente [që kërkohet të jetë shumë eksplicite], që na duhet në këtë momentum politik ndaj këtij kërcnimi, është tumirja e konceptit politik për Federatën Shqiptare dhe atë pikërisht në Tiranë. Ky akt duhet të pasohet urgjentisht me aktin juridiko-politik të unifikimit të Sistemit të Mbrojtjes të të dy republikave tona, si një qasje strategjike urgjente dhe e domosdoshme.”

Ramabaja tha gjithashtu se vonesat dhe “çfardo llloj zvarritjesh e pengesash që i bëhen këtij akti, do të ketë koston e vet politike, morale e historike”.

Advertisement