Pinknews
‘Pse na e bërë o Gert!’/ Ish banori i ‘Big Brother’ reagon për ndarjen nga jeta të kunatit të tij
Biznesmeni dhe ish-banori i Big Brother, Arbër Çepani ka bërë një reagim prekës pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.
“Pse na e bëre o Gert, pse na e bëre”, ka shkruar Arbër Çepani në një Instastory. Gerti Bogdani ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, Edlira Çepani. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti. Ish-deputeti demokrat u nda papritur nga jeta mesditën e sotme, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.
Ish-deputeti demokrat ishte duke pirë kafe me miqtë e tij në një hotel, ku ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai ka thënë se ka pasur vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.
Kur Gerti Bogdani nuk është kthyer më në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja. Më pas, me ambulancë është dërguar për në QSUT, por nuk arriti të jetojë.