Connect with us

Pinknews

“PUSHOOO…”/ Përplasje e ashpër mes dy vajzave moderatore në ‘Top Channel’

Kostana Morava dhe Erjona Rusi janë në një përplasje të ashpër pas një interviste që Morava dha në Top Channel.

Pas publikimit të intervistës, Morava akuzoi Top Channel dhe Erjona Rusin për deformim të përmbajtjes së intervistës dhe përdorim të titujve të pavërtetë.

Sipas Moravës, intervista e saj ishte redaktuar dhe disa pjesë të rëndësishme ishin hequr.

Nga ana tjetër, Erjona Rusi mohoi akuzat, duke theksuar se intervista ishte ndarë në disa pjesë dhe se titujt ishin të bazuar në atë që Morava kishte rrëfyer në studio. Rusi shtoi se çdo intervistë përshtatet për kohën televizive dhe se Morava nuk kishte kërkuar që të hiqej ndonjë pjesë e veçantë përpara se të bëheshin akuzat.

Mirëpo sot, Kostana Morava ka vizituar fizikisht studion e “Wake Up” në “Top Channel” për të shprehur revoltën e saj ndaj trajtimit të intervistës.

Revoltën e saj Marova ia ka shprehur dhe dy shoqëruesve të Blendi Salajt — më tepër Enxhi Nasufit, me të cilën pati edhe një debat të ashpër

Advertisement