Connect with us

Sport

Katër vite pas vdekjes së tij, pse do të zhvarroset trupi i Maradonës

Trupi i Diego Armando Maradonës do të zhvendoset nga varri ku prehet, pothuajse katër vjet pas vdekjes së tij. Legjenda e Argjentinës do të zhvarroset sepse do të zhvendoset në një memorial të ri publik në Buenos Aires.

Maradona vdiq në vitin 2020 pasi pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij, dy javë pasi doli nga spitali ku kreu një operacion pas një gjakderdhjeje në tru. 60-vjeçari u nderua si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Legjenda e Argjentinës u varros në varrezat Jardin Bella Vista në kryeqytetin e Argjentinës.

Fëmijët e tij janë përpjekur të krijojnë një memorial të dedikuar atij që nga viti 2021. Sipas The Sun, Gjykata e Buenos Aires dhe lejen për të varrosur në Maradonën në një memorial në lagjen Puerto Madero të kryeqytetit argjentinas. Fëmijët e tij pretendojnë se do të jetë një vend pushimi i përjetshëm ku ai mund të vizitohet dhe të marrë njohjen dhe dashurinë e miliona njerëzve që duan ta vizitojnë.

Faltorja do të njihet si Memorial del Diez ose Memorial M10, për nder të fanellës së famshme me numrin 10 të Maradonës. Mijëra fansa u rreshtuan në rrugët në Argjentinë dhe Itali pas vdekjes së ikonës gati katër vjet më parë. 

Advertisement