Aktualitet
Pse DEA po zbarkon në Tiranë? Artan Hoxha jep detajet
Në Tiranë pritet që të hapet së shpejti një zyrë e DEA-s, Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve, e cila do të punojë në drejtim të luftimit të trafikut të drograve të forta.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëve, por nuk janë marrë masa dhe kompania tashmë mjaft e njohur sipas tij, vetëm është rritur.
Gazetari tha se ardhja e DEA nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.
Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap në Greqi me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro.
DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër.
Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e madhe ajo!
Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë”, tha Hoxha.