Connect with us

Aktualitet

Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritën që ditën e enjte do të vizitojë Shqipërinë.
Burime bëjnë me dije se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inagurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.
Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por nga një hoxhë turk. Madje në një postim në rrjetet sociale Imami turk Enes Bastur ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.
Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të këndohej ezani i parë që në vitin 2018, dy vite pas nisjes së punimeve po kjo nuk u realizua. Sërish në vitin 2022 u diskutua që xhamia më e madhe në Ballkan të hapte dyert për besimtarët, pasi të inaugurohej nga presidenti turk Erdogan, por as këtë vit nuk u hap.
Xhamia ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Advertisement