Connect with us

Politike

Inagurohet xhamia e Namasgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harro dot se sa vullnet I mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre” tha Rama.

Advertisement