Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mund të jenë teknikisht më 5 nëntor, por me votime të parakohshme që po zhvillohen në pak më shumë se gjysmën e shteteve të SHBA-së, fletëvotimet reale që do të vendosin rezultatin, po hidhen tashmë.
Kjo është edhe arsyeja pas thirrjeve të vazhdueshme të dy kandidatëve që mbështetësit e tyre të votojnë.
Sot, Kamala Harris dhe Donald Trump, secili po zhvillojnë dy mitingje në shtetet ku elektorati është i lëkundur, shtete të cilat priten të jenë edhe vendimtarë për rezultatit përfundimtar.
Votimi i hershëm – i cili lejon njerëzit të votojnë personalisht ose me postë përpara ditës së zgjedhjeve – ka favorizuar më parë Partinë Demokratike. Kandidati i tyre, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale në 2020.