Connect with us

Kronike

I dënuar për vr’asje të trefishtë, arrestohet personazhi i njohur i botës së krimit

Një personazh i njohur i botës së krimit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Bëhet fjalë për Elidon Kotorrin, teksa burime për mediat bëjnë me dije se ai është vënë në pranga për kundërshtim të uniformave blu.

Mësohet se Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin kur efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për ta shoqëruar në komisariat, ai i ka kundërshtuar.

49-vjeçari Elidon Kotorri në vitin 2000 u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi.

Gjithashtu, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar të vitit 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete.

Advertisement