Connect with us

Aktualitet

Koka: Krimi në Shqipëri është kthyer në problem dhe për Europën

Gazetari Bledian Koka, teksa ka diskutuar mbi raportet e agjencive ndërkombëtare mbi demokracinë dhe drejtësinë, shprehet se në krye të Shqipërisë ne kemi zgjedhur një kryeministër që është i dëmshëm për tokën dhe ajrin pasi ka infektuar edhe vendet përreth nesh, madje edhe BE-në.

“Lajm i mirë është që propaganda që ka investuar Rama në këto vite po i kthehet në bumerang dhe ky është prisoni që ai ka në këto momente. Kur vendi në territorin e tij mbillet me hashash dhe jo bujqësi, bandat më të rrezikshme veprojnë jo vetëm në vend po edhe në BE pra të githa këto nuk mund të jenë të pandara nga kulmi i pushtetit.

Nuk është vetëm Shqipëria e aftë për të mbjellë kanabis, edhe Greqia edhe Maqedonia kanë kushte të mira edhe Kosova me 20 vite shtet nuk i ka të tilla probleme.

Ne në krye kemi zgjedhur një kryeministër që është i dëmshëm për tokën për ajërin për vendin pasi ka infektuar zonat përreth dhe BE.”- tha Koka në “Task Force”

Advertisement