Kronike
Detajet/ Ekzekutohet shqiptari në Itali, 78-vjeçari e vret pasi mëson se kishte një lidhje me gruan e tij
Një 45-vjeçar shqiptar dje mbeti i vrarë me armë zjarri nga një i moshuar italian, 78 vjeç.
Nga hetimet e para, rezulton se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, 45 vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual.
Nga policia italiane që vijon hetimet, i moshuari Budri u vu në pranga me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Në dëshminë e parë dhënë policisë, mediat raportojnë se 78-vjeçari pranoi se ai qëlloi pas sherrit me 45-vjeçarin. Ndërkaq dha një tjetër dëshmi për prokurorët por nuk dihen shumë detaje. Agjentët në vendin fqinj sekuestruan pistoletën Beretta 22 e që mbahej pa leje nga i moshuari italian. Sa i përket viktimës, Dritan Hakaj ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për vjedhje.