Kosova
ALEATI SERBISE/ Francezi që ka frikë për serbët në veri: Ja kush është qëllimi i Albin Kurtit
Komandanti i njësive speciale franceze në kuadër të misionit të KFOR-it në vitin 1999, koloneli në pension Zhak Ogar tha se është i shqetësuar për fatin e serbëve në Kosovë sepse qëllimi i lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë është për t’i detyruar ata të largohen. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se Serbia me blerjen e avioneve francize Rafale, ka treguar se është në rrugën evropiane dhe me një dëshirë të qartë për të ruajtur jo vetëm identitetin, por edhe sovranitetin e saj.
“Është fjala për krijimin e kushteve psikologjike për të dominuar veriun, pjesën veriore të lumit Ibër, dhe për të inkurajuar serbët që të largohen. Mendoj se ky është qëllimi i Albin Kurtit” – deklaroi Ogar.
I pyetur se si ai e sheh të ardhmen e Kosovës, koloneli në pension u shpreh se është e lidhur me të ardhmen e Ballkanit dhe Evropës.
“E vetmja zgjidhje për paqen e garantuar në dhe rreth kësaj krahine është kthimi në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është ende në fuqi, por nuk po respektohet. Prandaj, nëse balanca e fuqisë mes SHBA-së dhe Rusisë bëhet më e barabartë, mund të ndryshojë situatën për Serbinë dhe Kosovën” – theksoi Ogar.
Gjithashtu duke folur per blerjen e Rafale, ai potencoi se “Për Forcat Ajrore Serbe, posedimi i këtyre avionëve luftarakë është një investim i mire qe tregon se Serbia është në rrugën evropiane, me një dëshirë të qartë për të ruajtur jo vetëm identitetin, por edhe sovranitetin e saj”