Kosova
E PAPRITUR/ Drafti i asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin e Progresit ku jepen vlerësime për secilën fushë. Në një pjesë të raportit kushtuar dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjeve mes dy shteteve, BE-ja nënvizon nevojën që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive.
Persa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, BE përmend Draftin e propozuar nga Ekipi Menaxhues dhekonsideron se është në përpurthje me Kushtetutën e Kosovës dhe i bazuar në praktikat më të mira evropiane, duke kërkuar kështu themelimin e tij pa vonesa.
“Ende nuk ka pasur përparim të mëtejshëm në zbatimin e Marrëveshjes së gushtit 2015. Ky detyrim është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, në të cilën palët pritet të avancojnë, siç kujtohet nga Këshilli Evropian në tetor 2023” – thuhet ne raport.
Kujtojme se vetem pak dite me pare Albin Kurti tha per gazetaret se kryeministri nuk krijon asociacione dhe se I takon komunave ta bejne kete.
“Asociacioni i imponuar nga lart dhe nga larg nuk është Asociacion. Ofrova të nënshkruaj draft statutin për Asociacionin disa herë por nuk pranuan. Tani kerkojne te nënshkruaj marrëveshjen bazike, pa dorëzuar te organet kompetente ne Kosove Kryeterroristin Milan Radoiçiç dhe pa e tërhequr letrën e ish kryeministres Ana Brnabiç. Mos e nxirrni qerren para kuajve” – deklaroi Kurti
Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë faj për eskalimin e situatës në vitin 2023, pasi sic edhe deklaroi: Ishin ato banda kriminale e turma fashiste që lënduan policë, ushtarë të KFOR e gazetarë.
“Gjithë ajo çfarë ndodhi në veri vitin e kaluar tregon se burimi I destabilitetit vjen nga Serbia si shtet dhe jo nga serbët e Kosovës” – theksoi kryeministri, I cili duke folur per takimet pa rezultat mes kryenegociatoreve Bislimi e Petkovic, potencoi se deshtimi vjen si rezultat I Serbise.