Connect with us

Politike

Noka nën hetim pasuror/ Avokati: Si e ka fundosur me zë dhe figurë Bardhi

Avokati Idajet Beqiri, i cili dorëzoi pak kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), provat që sipas tij, faktojnë korrupsionin e Flamur Nokës, paralajmëron lajme tronditëse për ish-ministrin e Brendshëm. Në një reagim për gazetën “SOT”, Beqiri zbuloi se Nokën shumë shpejt e presin halle të mëdha me drejtësinë.

Sipas tij, atë e ka fundosur me zë dhe figurë në SPAK vetë Gazment Bardhi. Nga ana tjetër, avokati thotë se dosja e “Gërdecit” pritet të fundosë ish-kryeministrin Sali Berisha, Fatmir Mediun dhe në radhë sipas Beqirit, është Shkëlzen Berisha.

“Flamur Noka, nga një roje e selisë së PD, e mori Sali Berisha dhe e bëri ministër të Brendshëm. E kemi thënë arsyen e vërtetë përse e bëri dhe ajo lidhet me atë që i lidh të dy, si agjentë të shërbimit sekret serb. Flamur Noka ndoqi të njëjtën rrugë si Sali Berisha, ku Noka, nga njëra anë, luftonte kundër institucioneve shqiptare dhe, nga ana tjetër, grabiste me të dyja duar pasurinë e shqiptarëve përmes korrupsionit, në interes të tij dhe të familjes Berisha.

Për rrjedhojë, ato që kemi denoncuar ne dhe që SPAK-i i po heton, i ka marrë me zë dhe me figurë nga Gazmend Bardhi, i cili, nga njëra anë, e kallëzoi dhe nuk la gjë pa thënë, madje për vilën në Gjirin e Lalëzit.

Nga ana tjetër, e lanë dhe e lyen, sepse mendon dhe vepron si struci, sikur nuk e ka bërë ai denoncimin për korrupsionin e Flamur Nokës. Flamur Noka shumë shpejt do të shohim se është në hall, dhe pas tij do të vazhdojë radha me ata që kanë bërë krime ndaj Gërdecit, si Sali Berisha, pas tij Fatmir Mediu, do kemi më pas në radhë Shkëlzen Berishën e të tjerë me radhë”, deklaroi avokati.

Ndërkohë avokat Beqiri ka dhënë detaje dhe nga deklarata e tij që ka dhënë për gazetën “SOT” pak kohë më parë se Flamur Noka, së bashku me Luçiano Boçin, shkuan në Greqi me një thes me para për të goditur gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, me urdhër të Sali Berishës përmes shkrimeve të mediave greke.

Sipas tij, Gjoka ka çuar në gjyq dhe ata do të përgjigjen për këtë. Idajet Beqiri tha se është ndjekur e njëjta skemë si me “Babalen”, ku në fund doli mashtrimi dhe u zbulua e vërteta.

“Po, një akt të tillë e bënë ata dhe realisht e goditën gjyqtaren. I sajuan një shkrim në gazetë dhe sapo shkuan këta, morën takim me deputetin e Janinës, dhe më pas doli shkrimi në gazetë, ku u munduan ta heqin, ta intimidojnë e poshtërojnë, por ajo e nxori shumë shpejtë të vërtetën e saj, që ishte një shpifje shumë e ndyrë dhe një inskenim, një tip i dytë “Babale”. Ata janë mësuar me “Babalen”, ashtu si Salianji. Të njëjtën gjë bënë dhe Flamur Noka e Luçiano Boçi me gjyqtaren Irena Gjoka.

Kjo e fundit i ka çuar në gjyq dhe ata do të përgjigjen për këtë. Ky është një fakt që ka ndodhur, që njihet botërisht dhe është botuar në gazeta, madje edhe në gazetën më të madhe të Greqisë, e nuk mund ta mohojnë. Aty doli hapur edhe takimi i tyre dhe mjetet korruptive që përdorën ndaj atij deputeti për të realizuar një inskenim të ndyrë dhe këtë goditje ndaj gjyqtares Irena Gjoka, por pa sukses, pasi iu plasi bomba në dorë. Në lidhje me thesin me para, e kam kallëzuar dhe kallëzimi është i plotë, nuk ka nevojë për më shumë tani”, tha për gazetën “SOT”, Idajet Beqiri.

Advertisement