Bota
Zgjedhje të parakohshme në Gjermani, zbulohet data se kur do të mbahen
Social Demokratët e kancelarit Olaf Scholz dhe ligjvënësit e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje të parakohshme federale më 23 shkurt. Siç raporton Bloomberg, Scholz-it do t’i duhet të aktivizojë votën kombëtare duke u paraqitur fillimisht dhomën e ulët të parlamentit për t’ju nënshtruar një mocioni për votëbesimin. Ky votim ndoshta do të mbahet në dy javët e para të dhjetorit, por ende nuk ka një datë zyrtare.
Pasi të humbë mocionin e mosbesimit, kancelari mund t’i kërkojë presidentit të shpërndajë parlamentin dhe të caktojë një datë zgjedhjesh brenda 60 ditëve. Carsten Linnemann, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit KristianDemokrat i tha televizionit “ZDF” se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen më 16 ose 23 shkurt.
“Zgjedhjet e reja janë të nevojshme që të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha ai.
Ekonomia më e madhe e Evropës u zhyt në pasiguri politike javën e kaluar pasi Scholz shkarkoi Ministrin e Financave Christian Lindner të Partisë Demokratike të Lirë, duke shpërbërë koalicionin qeverisës. Ndërsa sondazhet tregojnë se Friedrich Merz kryeson në zgjedhje, Scholtz shprehu besimin se edhe ai mund të fitojë duke risjellë faktin se edhe në të shkuarën ka fituar pavarësisht sondazheve që nuk ishin në favorin e tij.