Connect with us

Aktualitet

Komisioni Hetimor/ Berisha: Opozita faktoi se Rama dhe Beqja vodhën qindra milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, ka deklaruar se Komisioni Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check UP”, nxori zbuluar vjen e qindrave miliona eurove nga qeveria.

Më tej Berisha deklaroi se deputetët e opozitës u faktuan shqiptarëve se Ilir Beqja dhe Edi Rama përdorën sistemin e shëndetësisë për të vjedhur dhe shpërdoruar qindra milionë euro.

Ditët e fundit në seanca maratonë zhvilloi hetimet komisioni hetimor parlamentar lidhur me vjedhjen e dytë të shekullit. Vjedhjen e Edi Ramës, Ilir Beqjes, Korbës së Kovidit Manastirliu mbi të sëmurët. Vjedhje që kushtuan mijëra e mijëra jetë. Mijëra e mijëra invalidizime nga sëmundjet e pakuruara. Vjedhje të cilat në aspektin e pasojave ngrihen në nivelin e krimeve kundër njerëzimit.

Deputetët e opozitës iu faktuan shqiptarëve se Ilir Beqja, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral; se Edi Rama, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral përdorën sistemin e shëndetësisë për të vjedhur dhe shpërdoruar qindra milionë euro dhe për t’i bërë gropën dhe për të çuar në varr mijëra e mijëra të sëmurë për mungesë ilaçesh, për mungesë mjetesh për operacion, për mungesë shtrimesh në spitale. Në këto seanca, doli e qartë si drita e diellit se koncesioni i sterilizimit dhe koncesioni i check-upit dhe ai i analizave ishin një vjedhje e tmerrshme. Për të krahasuar përmasat e saj, Lubi Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve. Lubi Manastirliu, Edi Rama dhe Beqja i tyre në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin jo 10, jo 30, jo 60 por 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike”, u shpreh Berisha

Advertisement