Connect with us

Aktualitet

Berisha: Fitorja e Trump duhet të frymëzojë çdo shqiptar

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës nga diktatura komuniste, ka deklaruar se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duhet të frymëzojë çdo shqiptar.

Më tej Berisha hodhi akuza ndaj Ramës dhe Soros, teksa i quajti si “Mafia shqiptaro-amerikane”, që sipas tij zgjodhi për të goditur opozitën shqiptare, në një akt që përbën grusht shteti në raport me sovranitetin e Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Pra, mendoj se nderimi më i madh që ne u bëjmë sot, martirëve të fjalës së lirë, martirëve të interesit kombëtar, të besimit tek Zoti, është të bashkohemi dhe të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Kjo diktaturë për fatin më të keq të këtij kombi, u vendos me bekimin e vendit të madh të lirisë, SHBA-së.

Mafia shqiptaro-amerikane, Edi Rama-Xhorxh Soros, zgjodhi për të goditur opozitën shqiptare, në një akt që përbën grusht shteti në raport me sovranitetin e Shqipërisë.

Në fakt, fantazma e komunizmit, për fatin më të keq, u zgjua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo njësoj si në doktrinën e Marksit, ndërmori një agresion të pashembullt në historinë e njerëzimit, kundër identitetit biologjik dhe psikologjik të individit, dinjitetit të tij, lirisë së fjalës.

Familjes, themel i shoqërisë njerëzore.

Por kombi i madh amerikan bëri mrekullinë, është kombi i mrekullive.

Me datën 5 nëntor, hodhi në koshin e plehrave të historisë të gjithë atë platformë me inspirim marksist-lelinist të qartë, dhe votoi lirinë, votoi Amerikën e traditës së vet më të mirë.

Amerikën e kushtetutës, të njerëzve të lirë.

Kjo sigurisht nuk është një arritje vetëm për qytetarët e SHBA-së.

Fitorja e presidentit Donald Trump është një arritje për njerëzit e lirë, një mrekulli për njerëzit e lirë në mbarë botën.

Kjo fitore duhet të frymëzojë çdo shqiptar, me guxim dhe përkushtim, të angazhohet në këtë betejë shpëtimtare, për Shqipërinë, për shqiptarët.

Advertisement