Aktualitet
Si vazhdoi mësimi te shkolla “Fan Noli”? Aktivistja e thotë “troç”: U habita nga drejtoresha…
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij në Tiranë bëri që këtë të enjte të mblidheshin në një protestë qytetarë, prindër e aktivistë të shumtë.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj në një studio televizive, ndër të tjera ajo foli se si ka vijuar mësimi në shkollën ‘Fan Noli’.
“Unë nuk e di sesi drejtoresha e shkollës ka bërë mësim normal dje dhe sot. Si nuk i ka thirrur prindërit e asaj shkolle dhe për të thënë që ne kemi dështuar të mbrojmë një fëmijë që është nxënësi jonë, të ulemi e të flasim, të bëhemi bashkë për të mbrojtur fëmijët e tjerë”, tha aktivistja.
E pyetur nëse ka pasur prezencë të prindërve të tjerë ditën që ndodhi ngjarja në shkollën ‘Fan Noli’, aktivistja shprehet se përtej faktit që ndodheshin aty, ata e kishin shumë të vështirë të flisnin.
“Ka pasur shumë prindër fëmijësh në shkollën ‘Fan Noli’ të cilët e patën shumë të vështirë për të folur pasi ngjarja ka qenë shumë shokuese. Ka prindër të papërgjegjshëm, do të ketë gjithmonë dhe prandaj janë krijuar institucionet, ashtu siç ka plot prindër të përgjegjshëm”, tha Vatnikaj, duke ngritur dhe pikëpyetje se kush është rregullatori i të gjitha këtyre marrëdhënieve.