Kronike
EMRI/ Tentoi të vr*ste një person në vitin 2021, arrestohet 47-vjeçari
Policia ka vendosur në pranga 47-vjeçarin Robert Merrnica, i cili akuzohet për tentativë vrasje në bashkëpunim.
Sipas uniformave blu, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ai tentoi të vriste me armë zjarri Pashk Palnikaj, 36 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj të Fierit, ku edhe ndodhi ngjarja në vitin 2021.
Ndaj 47-vjeçarit janë ngritur akuzat për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
FIER/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier operacioni i koduar “Tentativa”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.