Aktualitet
Çfarë diskutuan? Hoxha dhe Qyno në SPAK për rreth 1 orë, gazetarët dalin me dosje në duar
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Hoxha dhe Qyno u paraqitën pasi ndaj tyre SPAK ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Dy gazetarët qëndruan në ambientet e prokurorisë së posaçme për rreth 60 minuta.
Ajo që u vu re është se Hoxha dhe Qyno dolën nga dyert e SPAK duke mbajtur disa dosje dhe një çantë që besohet se janë detaje të dosjes gjyqësore.