Politike
Flamur Noka: Konspiracioni i Ramës dhe Soros kundër shqiptarëve mori fund me zgjedhjen e Trump! Tani është koha jonë
Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka është takuar me aleatët e demokratëve në selinë blu, npara protestës së parashikuar për t’u mbajtur në Tiranë.
Noka tha se protesta e nesërme do të jetë “mosbindje civile” dhe do të diskutohet me aleatët pas dyerve të mbyllura se si do të ndodhë.
Ai tha se qytetarët duhet të vërshojnë në Tiranë për të marrë pushtetin e tyre, teksa tashmë “është koha e PD-së”.
“Dje, Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër tregoi edhe njëherë fytyrën e tij. Dhuna e kohëve të fundit, janë tregues të qartë të një qeverie të zhytur në krim dhe që po jep shpirt dhe është në ditët e fundit të saj.
Konspiracioni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve i organizuar nga George Soros dhe Edi Rama nuk mund të funksionojë më pas datës 5 nëntor. Kemi dy rezoluta historike nga CDI dhe PPE në mbështetje të Partisë Demokratike.
Ndaj jemi mbledhur në këtë moment për të analizuar këtë situatë. Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile.
Nesër në ora 17 në Tiranë është ora e qytetarëve që Tirana do të jetë nën pushtetin e tyre. Ne do të diskutojmë hapa të mëtejshëm të kësaj strategjie, do t’i bëjmë thirrje të githëve që nesër të vërshojnë drejt Tiranës. Pushteti duhet të jetë i qytetarëve. Tashmë është koha jonë”, u shpreh Noka.