Connect with us

Kronike

Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut, i ofroi një makinë 40 mijë euro…

Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale në Elbasan tregon se Gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës, një figurë e rëndësishme e krimit. Nën urdhërat e Suel Çelës nuk ishte vetëm gjyqtarja Pajtime Fetah, por bosi i krimit rezulton se ka rekrutuar edhe gjyqtaren Enkeleda Kapedani, e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e Tik-Tokut, që pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

Fillimisht, sipas dosjes së SPAK, Suela Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetah, e cila ishte nën komandën e plotë të Çelës. Kapedani e falenderon Suel Çelën dhe shpreh respektin që ka për të, por nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.

Më tej Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krah të tij, duke ia hequr nga duart gjyqtarit Tomorr Kullolli i cili nuk e kishte marrur përsipër pafajësinë e Çelës

Dhe kështu ndodh. Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu. Dosja i kalon Enkeleda Kapedanit sipas porosisë së Suel Çelës. Me 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale në ngarkim të Marjus Lulaj, i cili është Suel Çela.

Gjyqtajra Enkeleda Kapedani ka konsumuar dy vepra penale; mos kallëzim krimi kur Suel Çela i ofroi makinën 40 mijë euro për t’u tërhequr nga gara për kryetare të gjykatës dhe korrupsion, pasi ka marrë një vendim në kushtet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe një marrëdhënie korruptive. Duket e çuditshme se si SPAK ka ngritur akuzë ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili vetëm ka bërë detyrën, dhe nuk ka ngritur akuzë ndaj gjyqtares Kapedani./ Prapaskena

Advertisement