Politike
PL nderime në varrezat e Dëshmorëve për 80-vjetorin e Çlirimit/ Blushi: Garda tentoi të na pengonte
Përfaqësues të Partisë së Lirisë ishin sot në 80- vjetorin e çlirimit të vendit në Varrezat e Dëshmorëve, ku kryen edhe nderimet në këtë ditë të shënuar.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit, ndërsa bëri me dije se në nisje të ceremonisë kishte edhe një përpjekje nga Garda për ta ndaluar.
“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar, përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve. Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, u shpreh ai.