Politike
Berishës nuk i del inati me Bashën: I besova, por doli dështim
Rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson nevojë jetike për politikën dhe qytetarët shqiptarë.
I pyetur pse nuk erdhi në krye të PD-së një figurë e re, Berisha kujtoi 2013-ën kur i dha besimin Lulzim Bashës, por që sipas tij rezultoi një dështim.
“Nëse shqiptarët janë të interesuar për shqiptarizmin, ata kanë një arsye të fortë. Së dyti, Sali Berishën e voton çdo shqiptar. Ne do të rrisimin minimunin jetik dhe pensionet në 3 muajt e parë të qeverisjes.
A kanë interes ata që duan rritje rroge? Unë jam marrë intensivisht me buxhetin. Absolutisht arrihen që të gjitha pa asnjë vështirësi. Nëse duan shqiptarët që të përmbysim këtë situatë tmerrësisht të frikshme, janë marrë shumë me këtë se pse po ikin.
Varfërimi progresiv është shkaku më madhor. PD ka ndryshuar udhëheqjen, në vitin 2013 erdhi në timon të kësaj partie një politikan i një gjenerate tjetër nga e imja.
Unë jo vetëm dhashë dorëheqjen siç e kërkon rregulli i pashkruar në vendet e qytetëruara, por u zëvendësova nga një tjetër i gjeneratës tjetër. Ai që përfaqësonte një gjeneratë, ishte një dështim. Edhe një eksperiencë duhet apo jo për qeverisje?”, tha ish-kryeministri